Besnik Hasi pas Mehelenit do të drejtojë një skuadër tjetër belge

Në Belgjikë janë të sigurt se ku do ta vazhdoj Besnik Hasi karrierën, por duke mos u larguar nga elita e futbollit belg. Skuadra e re që Hasi do ta drejtojë do të jetë KAA Gent dhe për këtë mediat e ndryshme belge janë të sigurta duke raportuar vazhdimisht se ka një marrëveshje mes palëve.

Gent kërkon ta ketë në radhët e veta Hasin dhe për gjakovarin kjo është një mundësi e madhe për tu rikthyer sërish të drejtoj skuadra të rëndësishme. Mediumi belg “Voetbalkrant” ka raportuar se ka një marrëveshje në parim mes drejtuesve të Gentit dhe Hasit, por që kanë mbetur të diskutohen edhe disa detaje.

Genti do të jetë skuadra e shtatë e Hasit si trajner, pasi ai përveç Mehelenit ka udhëhequr edhe Al-Ahlin, Al-Raed, Olympiakosin, Legia Varashavën dhe Anderlehtin.

LEXO EDHE:

Back to top button