Sfidë eliminatore në mes Uajllderit dhe Uajtit?!

Presidenti i “WBC”, Mauricio Sulaiman, u shpreh se ideja e tij është që ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në këtë divizion, amerikani Deontej Uajllder, të duelojë ndaj britanikut Dillian Uajt. Kjo sfidë do të jetë si një eliminatore, me fituesin që më pas do të duelojë për titullin kampion të këtij divizioni, që do të dalë nga sfida e dyfishtë mes Tajson Fjurin dhe Entoni Xhoshua.

 

 

Uajt do të duelojë më 27 mars ndaj Aleksander Povetkinit dhe në rast sëe britaniku fiton ndaj rusit, atëherë mund të përballet me Uajllderin, po këtë vit. Uajllderi nuk duelon prej më shumë se një viti, që kur humbi titullin kampion ndaj Fjurit (muaji shkurt 2020).

“Kjo përballje mes Uajllderit dhe Uajtit do të ishte mjaft interesante për të dy boksierët dhe vet fansat. Kjo është një ide që më pëlqen dhe që do t’ua shtroj të dy boksierëve. Gjithsesi, të shohim se si do të shkojë dueli i 27 marsit. Nëse Uajt fiton dhe bëhet kampion i përkohshëm, do të jetë në një pozitë të privilegjuar për të dueluar me Uajllderin, ” tha Sulaiman.

LEXO EDHE:

Back to top button