Mijallkov në sallën e gjyqit takon gruan dhe djalin e tij

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Thesari”, të akuzuarit Sasho Mijallkov i është lejuar që në pauzën prej 15 minutave të takohet me gruan e tij Aleksandra Mijallkova dhe djalin e tij Jordan Mijallkov, transmeton Alsat.

Mijallkov në seancën e sotme gjyqësorë ka ardhur nga burgu i Shutkës, ku është në paraburgim, pas vendimit të gjykatës për dënim me 12 vjet burg për rastin “Target-Fortesa”.

Në rastin “Thesari”, mes të akuzuarve për prokurimin e pajisjeve të përgjimit përmes kompanisë “Finzi” është edhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sot Prokuroria jep fjalët përfundimtare, ndërsa me 29 mars priten fjalët përfundimtare të mbrojtjes, pas çka pason edhe aktvendimi.

LEXO EDHE:

Back to top button