Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

" "

Shalke 04 ka zhvilluar edicionin më të keq në historinë e tyre në Bundesligë dhe si rrjedhojë e kësaj situatë, edhe zyrtarisht janë larguar nga Bundesliga dhe kalojnë në Divizionin e dytë të Gjermanisë.

 

Arminia Bielefeld ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Shalke 04, në takimin e javës së 30-të. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u paraqit titullar dhe nuk ia dolën të paktën të fitojnë një pikë nga ky udhëtim.  Autor i golit është Klos në minutën 50-të, ndërsa i njëjti, në minutën e 80-të, nuk arriti që të shënojë nga penalltia.

Arminia është në vend të 14-të me 30 pikë, ndërsa Shalke 04 është në fund me 13 pikë.

Kujtojmë se Shalke ishte anëtare e rregullt e Bundesligës, nga promovimi në vitin 1991.

LEXO EDHE:

Back to top button