Shalke heq sponsorin rus, interesim i madh për fanellat e reja

Bordi Drejtues i Shalke 04, konfirmoi ndarjen e skuadrës së Bundesligës me kompaninë ruse “GASPROM”. Ky është një vendim i pritshëm i ekipit nga Gelserkirchen, i cili është vetëm një nga një seri goditjesh që Rusia dhe kompanitë e saj morën për shkak të konfliktit ushtarak me Ukrainën.

Shitorja zyrtar i Shalkes nuk ishte i disponueshëm për tifozët në atë kohë. Por sapo doli fanella e re, pa sponsorin rus, interesimi i fansave ishte i madh.

Pritet të shiten vetëm një “numër i kufizuar” fanellash. Saktësisht sa kopje do të dalin në shitje nuk është bërë e ditur nga klubi, i cili grumbullon 69.95 euro nga çdo fanellë.

LEXO EDHE:

Back to top button