Verstapen: Makina e re, një hap para asaj të vjetrës

Piloti i “Red Bull”, Maks Verstapen, në fundjavë kreu testet me makinën austriake, me shpresën që këtë sezon të mbrojë titullin e fituar.

“Gjithçka funksionoi mirë gjatë këtyre provave dhe isha komod në makinë. Nuk më interesojnë kohët e dhëna gjatë ktyre testeve, ato do t’i shoh gjatë provave zyrtare në garën e parë. Makina është e balancuar mirë dhe bilanci i këtyre testeve të para është pozitiv.

Mendoj se këto makina janë një hap përpara krahasuar me ato të vjetrat, ndërkohë që mund të qëndrosh më pranë makinës që ke përpara. Vetëm në Bahrein, para garës së parë, kur edhe serbatori të jetë plot do të shohim se si do të sillet makina. Gjithsesi, ndjesia e parë ishte pozitive”, u shpreh Verstapen, që dha kohën e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button