Shalland vazhdon me Kosovën edhe në eliminatoret e “Katar 2022”

Bernard Shaland do të vazhdojë të jetë në drejtimin e përfaqësueses të Kosovës edhe në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Konfirmimi ka ardhur në mediat kosovare nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka bërë të qartë se Shaland do të vijojë të jetë në stol.

Me Shaland kemi kontratë dhe do të vazhdojmë” ishin fjalët e Agim Ademit për “Zëri”, duke mbyllur përkohësisht diskutimin për teknikiun dhe të ardhmen e tij.

Shalland arriti që të çonte Kosovën në play-off të “Euro 2022”, por atje u mund në gjysmëfinale nga Maqedonia e Veriut, e cila më pas arriti të siguronte biletën për turneun në fjalë. Por përveç atij eliminimi në play-off, në opinionin që është krijuar kundër Shaland ka ndikuar edhe fakti se Kosova është paraqitur shumë dobët në Ligën C të Ligës së Kombeve me përfaqësuesen e cila për thuajse një vit nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button