Shallenberg pret që negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë para verës

Shallenberg pret që negociatat mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të fillojnë para verës

Gazetar: Lluka Andreev

Dialogu me Bullgarinë është i avancuar, tha ministri austriak për çështje evropiane Aleksandër Shalenberg. Ai pas vizitës në Sofje, erdhi në Shkup, nga ku theksoi se pret fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, shkruan Alsat.

“Me të vërtetë më inkurajon të shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Të gjitha pjesët e mozaikut janë në tryezë, tani na duhet vetëm t’i bashkojmë ato. Shpresoj që negociatat të fillojnë para fillimit të verës”, u shpreh Aleksandër Shalenberg – Ministër austriak për Çështjet Evropiane.

“Me kalimin e kohës, ai kapital politik dhe ajo mbështetje e qytetarëve do të zbehet gjithnjë e më shumë në mënyrë që të hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe mendoj se kjo është mundësi e madhe, ndoshta e fundit në të cilën do të ketë kaq kapital politik kaq konstruktiv”. Është një vlerësim, nuk është ultimatum për BE-në, ne nuk kemi alternativë ndaj anëtarësimit në Union”, deklalroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Ministri austriak Shalenberg, nga ana tjetër, nuk ka komentuar në detaje idenë e paraqitur nga Makroni, por ka theksuar se rajoni duhet të integrohet në BE. Makron, pa ndarë shumë detaje, paralajmëroi konsultime me liderët evropianë për të formuar një komunitet të ri politik evropian, i cili përveç anëtarëve do të përfshijë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vetë dyshojnë nëse ky komuniteti i ri do të jetë zëvendësim për procesin e anëtarësimit në Union.

Kancelari gjerman Olaf Sholc e mirëpriti idenë e Makronit, por tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë.

“Kjo ide nuk na pengon të përfundojmë atë që e kemi nisur dhe për të cilën po punojmë prej disa kohësh. Kjo vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse kanë marrë vendime shumë të thella dhe të guximshme. Duhet të shpërblehen. E përmendi shembullin e Maqedonisë së Veriut, ajo kishte liderë të guximshëm politikë që ndërmorën hapa të guximshëm për të filluar procesin e anëtarësimit”, tha Olaf Sholc – Kancelar i Gjermanisë.

Sipas autoriteteve të këtushme anëtarësimi në Union nuk ka zëvendësim dhe ideja e Makronit u promovua në pritje të bisedimeve të reja mes BE-së dhe Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë dhe perspektivës së tyre evropiane./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button