Shangai mbyll shkollat pas rritjes së rasteve me COVID-19

Shangai mbyll shkollat pas rritjes së rasteve me COVID-19

Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, ka urdhëruar mbylljen e shumicës së shkollave për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, teksa mësimi tani e tutje do të mbahet online.

Qendrat për kujdesin e fëmijëve do të mbyllen po ashtu nga dita e hënë, shkruan REL.

Kufizimet në këtë qytet janë hequr më herët gjatë muaji, pas një vale të protestave që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie ndaj strategjisë shtetërore për zero raste me koronavirus.

Heqja e kufizimeve të ashpra ka ndikuar në rritje të numrit të personave të infektuar me këtë virus.

Ndryshimet në sistemin e testimit dhe raportimit të rasteve, e kanë bërë të vështirë që të kuptohet sa është përhapur virusi./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button