Shantazhonin me video vajzën dhe i merrnin para, policia arreston të riun, në kërkim kushëriri i tij

Dy kushërinj nga Tirana kanë shantazhuar një vajzë, duke i thënë se nëse nuk ju jepte para do t’i publikonin foto intime në rrjetet sociale.

Në pranga ka rënë Afrim Kurtin ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij Defrim Kurti. Vajza që shantazhohej ishte ish e dashura e Afrim Kurtit dhe ky i fundit posedonte video të së resë dhe më pas i ka përdorur për shantazh me qëllim përfitim financiar.

Njoftimi i policisë:

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./TCh/

LEXO EDHE:

Back to top button