Shaqir Fetahu zgjidhet për kryetar të BFI-së

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut zgjodhi Shaqir Fetahun për kryetar të BFI-së.

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot fitoi BFI-ja, sot fituam të gjithë, njerëzorja dhe konstruktivja. Prej sot kemi amanet dhe përgjegjësi të madhe të prezantojmë islamin në frymën e tij burimore dhe tradicionalë”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.

Fetahu në fjalimin e tij u shpreh se do të punoj në interes të të gjithë qytetarëve dhe në veçanti komunitetit mysliman në vend.

“Rrugëtimi jonë do të jetë dija, transparenca dhe  puna e palodhshme në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve. Do të jetë një BFI e cila me mençuri dhe urtësi do tu përgjgijet të gjitha sfidave që i sjell koha dhe vendi”, tha Fetahu.

LEXO EDHE:

Back to top button