Shaqiri largohet, Jonuzi trajner i ri i Shkëndijës?

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka ndarë rrugët me trajnerin Artim Shaqiri. Nga burime jozyrtare mësohet se Shaqiri nuk është më pjesë e “kuqezinjëve”, ndërsa skuadra tetovare do të udhëhiqet nga ndihmës e tij, deri në emërimin e trajneri të ri.

Sipas mediave vendore, Shkëndija do të bëhet me drejtues të rinj dhe të njejtit do të emërojnë edhe trajnerin që do ta udhëheq skuadrën në këtë sezon.

Skender Jonuzi është emri më i përfolur për stolin kuqezi, ndërsa pritet gjithçka të vendoset dhe zyrtarizohet ditëve në vijim nga vet klubi tetovar.

LEXO EDHE:

Back to top button