Shaqiri me pagë….lë pas shumë yje të Liverpullit

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, përfiton të ardhura vjetore në vlerë prej 4.6 milion funta, te klubi aktual i tij, Liverpulli. Gazeta prestigjioze “The Sun”, ka publikuar të ardhurat e futbollistëve të Liverpool, listë në të cilën Shaqiri renditet i 14-ti.

 

Shaqiri, edhe pse nuk është në 11-shën e parë të trajnerit Jurgen Klop, ai paguhet më shumë se disa lojtarë kyç të formacionit të parë të Liverpullit. Pas tij janë emrat të njohur si Vajnalldum, që arkëton 3.9 mln funta në vit, Robertson me 2.6 mln, Origi me 2.5 dhe Aleksandar Arnold me 2 mln funte në vit. Mesfushori shqiptarë i’u bashkua klubit të Liverpoulit në qershor të vitit 2018, dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button