Tenisti rus fiton 8 mln euro, por s’ka para për një banesë!

Tenisti Andrej Rublev mban pozitën e 8-të në listën ATP, ndërsa deri më tani në karrerën e tij ka arkëtuar së paku 8 milion euro nga sporti i tenisit. Mirëpo edhe pse ka fituar milionat në tenis, Rublev ankohet se s’ka të holla që të blejë së paku një banesë.

 

 

“Vitin e kaluar plot 5 muaj kam paguar pagesat për të gjithë anëtarët e stafit tim, ndërsa nuk kisha asnjë paraqitje në turne dhe nuk kisha kurfarë të ardhura. Kam shpenzuar vetëm në biletat e avionit, të cilat i blejë kur udhëtojë në ndonjë vend. Është e saktë që kam fituar shumë, por tenisi është një sport shumë i shtrenjtë. Nuk mbetet mjaftueshëm për investime më të mëdha,” tha mes tjerash tenisti 23 vjeçar.

Kujtojmë se Rublev në karrierën e tij ka arkëtuar 8 tituj në ATP. Më e suksesshëm ishte viti 2019, kur arriti që të fitojë 5 turne: Vjenë, San Petersburg, Hamburg, Adelaidë dhe Doha.

LEXO EDHE:

Back to top button