Sharll Leklerk: Kam vetëm një objektiv, të fitojë titullin

Piloti i Ferrarit, Sharll Leklerk, kërkon që këtë sezon të realizojë atë që nuk arriti të bëjë vjet, të shpallet kampion bote për pilotë në Formula 1. Përmes një interviste, ai shprehet se ndihet në formë dhe se faza përgatitore po shkon mirë. Ai synon të jetë gati për testet që nisin pas një muaji, duke mos i lënë asgjë rastësisë.

“Doja që të fitoja që vjet, sidomos pas atij fillimi pozitiv të sezonit, por kjo është jeta. Nuk ia dolëm dot mbanë, por kam si objektiv që të fitoj titullin këtë sezon. Ndaj, këtë herë duhet të jemi më të përgatitur. Po stërvitem fort për të qenë në formë dhe faza përgatitore është pjesë e kësaj pune”, tha Leklerk.

 

“Dua të jem në formën optimale kur pilotoj dhe shoh mjaft përmirësim. Dua të jem piloti më i mirë në pistë dhe kjo gjë më motivon. Mendoj se këtë vit jam më i pjekur dhe pas çdo sezoni në Formula 1 mësoj diçka më shumë. Pas çdo gabimi që bëjmë mësojmë diçka, ndaj e shoh veten më të përgatitur për sezonin e ri”, tha mes tjerash pioti i Ferrarit.

LEXO EDHE:

Back to top button