SHBA, arrestohet një person i armatosur pranë Kapitolit

Oficerët në Uashington DC arrestuan një burrë nga Virxhinia i cili u përpoq të kalonte përmes një postblloku të policisë në Kapitol. Ai kishte në dorë gjithashtu një armë dhe më shumë se 500 fishekë. I arrestuari, i identifikuar si Wesley Allen Beeler, po ngiste një kamionçinë me mbishkrimin:”Nëse vijnë për armët tuaja jepni më parë plumbat tuaj”.

Duke iu përgjigjur lajmeve për arrestimin, përfaqësuesi demokrat i SHBA Don Beyer i Virxhinias tha se rreziku ishte real, ndërsa po afron inaugurimi i Joe Biden.

“Kushdo duhet të shmangë zonën përreth Capitol këtë javë,” shkroi Beyer në Twitter.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit të SHBA po përgatiten për marshimet pro-Trump në Uashington dhe të gjitha 50 kryeqytetet e shtetit këtë fundjavë, duke ngritur barriera dhe duke vendosur mijëra trupa të rojeve kombëtare në përpjekje për të parandaluar sulmet e dhunshme që tronditi kombin kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin në 6 Janar.

LEXO EDHE:

Back to top button