Shkup, babai arrestohet për keqtrajtim të vajzës së tij të mitur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit pas informacioneve paraprake dhe me urdhër paraprak të gjykatës kanë kryer kontrolle në shtëpinë e 44-vjeçarit N.K. nga Karposhi i Shkupit, transmeton Alsat. Gjatë kontrollit, në prani të Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi” dhe Qendrës Ndër-komunale për Punë Sociale në Shkup, është konstatuar se vajza e 44-vjeçarit, e mitura 16-vjeçe ka qenë e mbyllur për kohë të gjatë në shtëpi dhe nuk ka marrë kujdesin e duhur nga babai i saj. Vajzës i është dhënë ndihma e duhur, ndërsa N.K. fillimisht është transferuar në stacionin e policisë, pas çka është vendosur në spitalin psikiatrik “Bardovci”. Autoritetet paralajmërojnë parashtresë penale kundër 44-vjeçarit, pas zbardhjes së plot të rastit.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button