SHBA, betejë politike për Gjykatën e Lartë

Në Uashington ka filluar beteja politike lidhur me zëvendësimin e gjykatëses së Gjykatës së Lartë, vdekja e së cilës mbylli zërin më të njohur liberak të gjykatës dhe ngriti mundësinë e një shumice konservatore 6-3 në trupin gjykues. Vendi bosh vjen disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 3 nëntorit që do të vendosin nëse Presidenti Donald Trump do të marr një mandat të dytë në detyrë, si dhe kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Si dhe kur do të plotësohet vendi i lirë do të ketë ndikim të menjëhershëm politik dhe mund të lërë një gjurmë të përhershme në mënyrën se si funksionon Senati dhe qeveriset Amerika.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button