SHBA dënon ashpër sulmet ruse në Ukrainë

SHBA dënon ashpër sulmet ruse në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin me raketa të rusëve në Ukrainë.

Në anën tjetër, Ukraina pretendon se mbi 100 raketa janë shkrepur në drejtim të qyteteve të mëdha, përfshirë Kievin, Kharkivin dhe Lavovin.

Një person ka humbur jetën në kryeqytetin e Ukrainës, kur raketat goditën një ndërtesë kolektive.

E këshilltari në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka komentuar sulmet ruse në Ukrainë.

“Nuk kemi harruar se derisa krerët botërore po takohen në G20 në Bali për të diskutuar për çështjet e rëndësisë së madhe për jetën e njerëzve në botë, Rusia sërish po kërcënon jetët dhe shkatërron infrastrukturën e Ukrainës”, shtoi ai.

“Jemi me popullin e guximshëm ukrainas që po vazhdon të tregojë qëndrueshmëri dhe guxim që ta mbrojë sovranitetin dhe demokracinë”, tha për fund Sullivan.

LEXO EDHE:

Back to top button