SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë për t’i bërë ballë Kinës, thotë senatori amerikan

Kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës të rrisin bashkëpunimin për të trajtuar kërcënimet e paraqitura nga Kina, shkruan REL.

- Advertisment -

Senatori Jim Risch (republikan nga Idaho) shpalli një raport në të cilin përshkroi praktikat kineze që minojnë rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

Raporti shtjellon praktikat e padrejta tregtare kineze që dëmtojnë bizneset amerikane dhe evropiane, depërtimi i Pekinit në organizatat ndërkombëtare të ndërtuara nga perëndimi, përhapja e propagandës dhe dobësimi i sundimit të ligjit në vendet në zhvillim.

“As Shtetet e Bashkuara dhe as Evropa nuk do të jenë në gjendje të luftojnë vetëm këto kërcënime. Ata që mendojnë ashtu thjesht, gabojnë. Kina është shumë e madhe dhe e pajisur shumë mirë ”, tha ai gjatë një konference për të paraqitur raportin e tij.

Kina ka rritur fuqinë dhe ndikimit të saj global gjatë dekadave të fundit së bashku me ekonominë e saj, tani e dyta për nga madhësia në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Partia Komuniste Kineze po përdor fuqinë dhe ndikimin në vendet dhe organizatat ndërkombëtare, të tilla si Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Tregtisë, për të promovuar pikëpamje dhe politika që bien ndesh me normat liberale, thonë kritikët.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka qenë ndër udhëheqësit e parë që ka marrë një qëndrim më të ashpër kundër Kinës për praktikat e saj malinje.

Ai ka vendosur tarifa të larta për mallrat e saj dhe sanksione për disa nga kompanitë dhe udhëheqësit e saj, duke ndryshuar rrënjësisht politikën e vjetër të SHBA ndaj Kinës.

Ndërsa disa e kanë vlerësuar atë për masat ndaj kërcënimit në rritje kinez, të tjerët e kanë kritikuar atë për fillimin e strategjisë vetëm pa ndihmën e aleatëve evropianë dhe të tjerëve.

LEXO EDHE:

Back to top button