Covid-19, OBSH planifikon vaksinimin e rreth 20% të popullsisë në Afrikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se synojnë të vaksinojnë të paktën 20 për qind të popullsisë së Afrikës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu.

Drejtoresha e OBSH-së për Afrikën, Dr. Matshidiso Moeti, në një video-konferencë në lidhje me vaksinën COVID-19 tha se vendet e Afrikës duhet të përgatiten.

“Ekipi i ndërhyrjes së COVID-19 synon që për kohë sa më të shpejt të mundshme të vaksinojë kundër COVID-19 të paktën 20 për qind të popullsisë në Afrikë”, u shpreh Moeti.

Ajo theksoi se janë duke punuar në koordinim me vendet afrikane për përgatitje ndaj vaksinës, duke shtuar se vlerësojnë kapacitetin logjistik të çdo vendi në shpërndarjen e vaksinës.

Numri i rasteve me COVID-19 në kontinentin afrikan ka tejkaluar shifrën 2.026.587.

LEXO EDHE:

Back to top button