SHBA ekzekuton liderin e “Shtetit Islamik” në Siri Hamza al-Homsi

SHBA ekzekuton liderin e "Shtetit Islamik" në Siri Hamza al-Homsi

Lideri i Shtetit Islamik (ISIS) Hamza al-Homsi u vra në Siri, pas një sulmi ajror të kryer të premten nga forcat amerikane së bashku me Forcat Demokratike Siriane. Komanda Qendrore e SHBA njoftoi të premten, duke thënë se katër pjesëtar të personelit ushtarak u plagosën në operacion.

“Mbrëmë, gjatë një sulmi me helikopter të SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane në verilindje të Sirisë, u vra Hamza al-Homsi, në këtë operacion u lënduan katër ushtarë amerikanë dhe një qen pune i trajnuar”, tha Komanda Qendrore e SHBA në një deklaratë.

Kujtohet se javën e kaluar pati një operacion të veçantë nga forcat amerikane dhe Forcat Demokratike Siriane gjatë të cilit u neutralizua zyrtari i Shtetit Islamik Ibrahim Al Qahtani, i cili po planifikonte të ndihmonte të burgosurit e organizatës për t’u arratisur nga qendrat e paraburgimit. Vlen të përmendet se në janar, forcat amerikane gjatë një bastisjeje në Somali vranë liderin e organizatës në vend, Bilal al-Sudani, së bashku me 10 luftëtarë të tjerë.

Pas humbjes së Shtetit Islamik në Siri në vitin 2019, qindra trupa amerikane të dislokuara në Sirinë verilindore vazhdojnë të synojnë anëtarët e dyshuar të grupit xhihadist.

LEXO EDHE:

Back to top button