SHBA-Gjermani, pakt për gazsjellësin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku bëjnë me dije arritjen e marrëveshjes për përfundimin e linjës së gazsjellësit Nord Stream 2. Gjermania nga ana e saj angazhohet se do të reagojë nëse Rusia do të përdorë këtë gazsjellës si armë kundër Ukrainës. Ndërsa Ukraina dhe Polonia nga ana e tyre bëjnë me dije se gazsjellësi që ka hapur shumë polemika ka sjellë një kërcënim të ri për Evropën Qendrore. Marrëveshja synon të lehtësojë ato që kritikët i shohin si rreziqet strategjike të gaz sjellësit me vlerë 11 miliardë dollarë, që tani është 98% i kompletuar dhe po ndërtohet nën Detin Baltik për të transportuar gaz nga rajoni Arktik i Rusisë në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button