Krim kibernetikë në 9 shtete të ndryshme, arrestohen 4 persona

Prokuroria e Tiranës dhe sektori kundër krimit kibernetikë kanë goditur një rrjet ndërkombëtar që mashtronte bizneset duke u krijuar një dëm në gati 4 milionë euro. Skema quhet “Mashtrimi i pagesës nëpërmjet postës elektronike” dhe rezulton se personat e arrestuar, së bashku me të tjerë jashtë Shqipërisë kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe subjekteve tregtare. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Deri më tani dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal për një periudhë të gjatë kohore prej rreth 2 vjetësh. Subjekte që kanë rënë pre e këtij mashtrimi janë nga vende të ndryshme të botës, në mesin e tyre nga SHBA, Gjermani, Angli, Belgjikë e Zvicër.

LEXO EDHE:

Back to top button