SHBA-Iran përshkallëzohen tensionet
Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pas sulmeve të reja ushtarake në ngushticën e Hormuzit si dhe në zonat rreth saj. Forcat amerikane goditën dy lëshues raketash në ishullin Larak, pranë Bandar Abbasit. Garda Revolucionare Islamike e Iranit deklaroi se do të ketë përgjigje dhe ndëshkim dhe pretendoi gjithashtu se kishte rrëzuar një dron amerikan mbi ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore e SHBA-së e përshkroi operacionin si një veprim të kufizuar dhe të saktë kundër forcave iraniane që dyshohet se po përgatiteshin për vendosjen e minave dhe përbënin një kërcënim të menjëhershëm për trafikun detar. Në kundërpërgjigje, mediat iraniane raportuan se ishin lëshuar raketa balistike drejt bazave amerikane King Husein dhe Al-Azraq në Jordani. Ushtria jordaneze tha se kishte interceptuar tetë raketa në orët e para të mëngjesit./Alsat.mk.








