SHBA-ja dhe 28 vende të tjera kanë filluar stërvitjen më të madhe detare në botë në brigjet e Havait

SHBA-ja dhe 28 vende të tjera kanë filluar stërvitjen më të madhe detare në botë në brigjet e Havait

Bëhet e ditur se stërvitja e këtij viti sjell bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë si asnjëherë më parë: 40 anije, më shumë se 150 aeroplanë, 3 nëndetëse dhe 25 mijë njerëz.

Kombet nga e gjithë bota po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore deri te aftësitë e nevojshme në rast lufte.

Ndërsa shumica e pjesëmarrësve janë kombe me vija bregdetare në Paqësor, RIMPAC i këtij viti përfshin edhe vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Brazili dhe Izraeli, shkruan VOA.

“Çdo komb në botë që ka interesa në Paqësor dhe i përmbahet të njëjtave vlera është më se i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zëvendëskomandanti i RIMPAC, Alberto Guerrero.

Siç raportohet një vend nuk është ftuar të marrë pjesë në stërvitje. Kina.

Pse? Sepse mirëpritja e ngrohtë që RIMPAC i bëri Kinës në vitin 2014 dhe 2016 rezultoi mbrapsht, sipas Markus Garlauskas, drejtor i Iniciativës së Sigurisë së Indo-Paqësorit në Këshillin Atlantik.

Që nga RIMPAC i fundit i Kinës në vitin 2016, Garlauskas tha se Pekini rriti sjelljen agresive, duke ndërtuar dhe militarizuar ishujt artificial në ujërat ndërkombëtare, duke kryer manovra agresive rreth Tajvanit dhe duke goditur anijet filipinase me topa uji.

Por, thuhet se kjo stërvitje do t’i dërgojë një mesazh të fortë Kinës që t’i ndalojë ngacmimet e fqinjëve të saj.

Kombet pjesëmarrëse në stërvitje do të praktikojnë shënjestrimin e anijes sulmuese të çmontuar USS Tarawa, në një shans të rrallë për të mësuar se sa efektive janë armët e tyre në fundosjen e një kundërshtari të madh dhe të mbrojtur në ujëra të hapura.

“Ata jo vetëm që do të përballen me SHBA-në, por potencialisht do t’iu duhet të përballen edhe me një gamë të gjerë vendesh që kanë interesa të përbashkëta për të frenuar agresionin kinez”, tha Garlauskas.

Por, ajo që shkaktoi reagime është përfshirja e Izraelit në RIMPAC.

Madje, aktivistët pro-palestinezë dëshironin që vendet e tjera të anashkalojnë stërvitjen si shenjë protreste.

Ndryshe, RIMPAC do të përfundojë në fillim të gushtit.

LEXO EDHE:

Back to top button