SHBA-ja do të rihapë kufijtë për udhëtarët e vaksinuar nga nëntori

SHBA-ja ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e vendit nga data 8 nëntor për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bazuar në rregullat e reja të bërë të ditura nga Shtëpia e Bardhë, personat e vaksinuar që posedojnë testin negativ 72 orë para udhëtimit do të lejohen të hyjnë në vend.

Masa shënon fundin e kufizimeve të ashpra të cilat ishin vendosura ndaj udhëtarëve që nga fillimi i vitit të kaluar.

“Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë brenda 14 ditëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera evropiane, gjithashtu edhe nga Kina, India, Afrika e Jugut, Irani dhe Brazili.

LEXO EDHE:

Back to top button