SHBA-ja shënoi rënie të dasmave në vitin e parë të pandemisë

Shumë më pak amerikanë dhanë përgjigjen “po” gjatë vitit të parë të pandemisë kur planet e dasmës u përmbysën, raportoi të martën AP.

Kishte 1.7 milionë dasma në vitin 2020, një rënie prej 17% nga një vit më parë dhe më e ulëta e regjistruar që nga viti 1963, tha të martën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rënia nuk ishte saktësisht një surprizë pasi shkalla e martesave në SHBA ishte në rënie që nga viti 2016.

Pandemia hodhi në rrëmujë shumë plane martese, me autoritetet që urdhëronin njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe ndalonin tubimet e mëdha për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

CDC zbuloi se 46 shtete raportuan rënie në normat e martesave në vitin 2020. Hawaii pa rënien më të madhe në vend – 48% – e ndjekur nga Kalifornia, e cila ra me 44%.

Nevada – prej kohësh një destinacion popullor i dasmave – vazhdoi të kishte shkallën më të lartë të martesës në vend. Por edhe ai shtet pa një rënie prej 19% në vitin e parë të pandemisë. Katër shtete raportuan rritje të martesës – Montana, Texas, Alabama dhe Utah, tha CDC.

Shkalla e divorcit në SHBA ra gjithashtu në vitin 2020, megjithëse jo aq dramatike.

LEXO EDHE:

Back to top button