SHBA, Joe Biden kërkon një mandat të dytë

SHBA, Joe Biden kërkon një mandat të dytë

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur kandidaturën për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në 2024.

Biden e shalli zyrtarisht kandidaturën e tij të martën, duke nisur kështu betejën për të bindur votuesit se i meriton edhe katër vite të tjerë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në një vide të publikuar ditën e sotme, Biden e cilësoi garën e vitit që vjen si një luftë kundër ekstremizmit republikan duke argumentuar se i duhet më shumë kohë që të përmbushë zotimin e tij për t’i rikthyer vendit dinjitetin.

“Kur kandidova për president katër vite më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe vijojmë të jemi,” shprehet kreu i Shtëpisë së Bardhë në një video-mesazh.

“Pyetja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim do të kemi më shumë liri apo më pak liri. Më shumë të drejta ose më pak”, thotë Biden më tej.

“Unë e di se cila dua të jetë përgjigja dhe mendoj se edhe ju. Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur. Kjo është arsyeja pse unë rikandidoj.”

Slogani i Biden për zgjedhjet e 2024 do të jetë: “Let’s finish the job”, pra “Le të përfundojmë punën e nisur.”

Deri më tani, kandidaturën e kanë shpallur edhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley dhe ish-presidenti Donald Trump nga radhët e republikanëve.

LEXO EDHE:

Back to top button