Abouk kërkon 10 mln euro, Hakimi ofron vetëm 2 mln euro

Polemikat vazhdojnë me divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSZH-së, Ashraf Hakimi. Ish-futbollisti i Real Madridit është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të re në Paris, ndaj aktorja ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u befasua kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci. Edhe kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofroi vetëm dy milionë.

“La Vanguardia” ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button