SHBA: Kina është përgjegjëse për gjenocid kundër pakicës ujgure

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht se Pekini zyrtar është përgjegjës për gjenocidin ndaj pakicës ujgure, një grup etnik i myslimanëve që jetojnë në rajonin Xinjiang në Kinën veriperëndimore.
“Ky gjenocid vazhdon dhe ne jemi dëshmitarë të përpjekjeve sistematike të shtetit partiak në Kinë për të shkatërruar ujgurët,” tha sot sekretari i Shtetit Mike Pompeo, në ditën e fundit të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, raporton CNN.

Departamenti i Shtetit vlerësoi më parë se më shumë se dy milionë anëtarë të ujgurëve dhe grupeve të tjerë pakicë myslimanë u arrestuan në kampe të shumta në rajonin Xinjiang.
Kina mohoi akuzat, por organizata Kampanja për Ujgurët me seli në Uashington mirëpriti deklaratën e Pompeo duke e vlerësuar si një hap drejt drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button