Vidhen kapakët e pusetave në disa rajone të Shkupit

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë vjedhur disa kapakë të pusetave në territorin e Shkupi. Vjedhjet kanë ndodhur në bulevardet “Ilinden” dhe “8 Shtator”, si dhe në rrugën “Kryengritja e Karposhit” në Shkup, ku janë vjedhur mbulesat e pusetave dhe ulluqet, informojnë nga N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, transmeton Alsat. Autoritete thonë se rasti është raportuar në polici dhe se kapakët do të zëvendësohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Duam t’i bëjmë thirrje publikut dhe qytetarëve, që të mos vjedhin grila dhe kapak të pesetave në rrugë sepse në atë mënyrë rrezikohet siguria e qytetarëve dhe e pjesëmarrësve në trafik”, thonë nga “Ujësjellësi dhe Kanalizime”

LEXO EDHE:

Back to top button