SHBA, nivel i lartë i vdekjeve nga armët

Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Kongresit që të ndalojë armët sulmuese, të zgjerojë kontrollet e të kaluarës dhe të zbatojë masa të tjera kontrolli për të adresuar një sërë të shtënash masive që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden pyeti se edhe sa jetë duhet të humben para se të ndryshohen ligjet e armëve në Amerikë.

“Unë jam pjesë e kësaj beteje tanimë një kohë të gjatë. E di sa e vështirë është, por nuk do të dorëzohem kurrë. Dhe nëse Kongresi dështon, besoj se kësaj radhe edhe shumica e popullit amerikan nuk do të dorëzohet. Mjaft, mjaft”, tha Xho Bajden, president i SHBA-së.

Presidenti demokrat bëri thirrje për një sërë masash që janë kundërshtuar nga republikanët në Kongres, përfshirë edhe ndalimin e shitjes së armëve sulmuese dhe karikatorëve me kapacitet të lartë, ose, nëse do të ishte e mundur, të rritej mosha minimale për të blerë armë nga 18 në 21 vjeç. Ai po ashtu kërkoi që prodhuesit e armëve të mos mund të mbrohen nga paditë nëse qytetarët kryejnë akte të dhunshme me armët e këtyre prodhuesve. Por, çdo masë e re do të përballet me kundërshtinë e republikanëve, sidomos në Senat, dhe propozimi për të ndaluar armët sulmues nuk ka mbështetjen e duhur për t’u miratuar. Në Senat, fuqia politike midis demokratëve dhe republikanëve është 50 me 50 dhe që një ligj të kalohet duhet të ketë 60 vota.

SHBA-ja ka nivel të lartë të vdekjeve nga armët e zjarrit se çdo shtet tjerë. Së fundmi, nga të shtënat masive dhjetë afrikano-amerikanë u vranë në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut, 19 fëmijë dhe dy mësuese u vranë në Teksas, si dhe dy doktor, një recepsionist dhe një pacient u vranë në Oklahoma. /.Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button