SHBA padit oficerë të shërbimit sekret rus për sulme kibernetike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzuan gjashtë hakera nga agjencia ruse e shërbimeve sekret ushtarake, GRU, si përgjegjës për shumë prej sulmeve më të mëdha kibernetike në botë.

Sipas dokumenteve të gjykatës, gjashtë individët dhe bashkëkomplotistët e tyre përdorën viruse shkatërrues për të filluar sulme kibernetike në Francë, Gjeorgji, Holandë, Korenë e Jugut, Ukrainë, Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Synimet përfshinin rrjetin energjetik të Ukrainës, zgjedhjet franceze 2017, Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Korenë e Jugut, parlamentin e Republikës së Gjeorgjisë dhe spitalet e SHBA.

“Sot departamenti akuzoi këta oficerë rusë për kryerjen e serive më përçarëse dhe shkatërruese të sulmeve kibernetike që i janë atribuar ndonjëherë një grupi të vetëm”, theksoi John Demers, ndihmësprokurori i Përgjithshëm i SHBA, në një deklaratë.

Të gjashtë të pandehurit janë akuzuar për komplot për të kryer mashtrim dhe abuzim në internet, komplote, mashtrime me pagesë, dëmtim të kompjuterëve.

Ata ishin pjesë e grupit që ekspertët e sigurisë kibernetike e kanë quajtur “Ekipi i Sandworm”.

LEXO EDHE:

Back to top button