Rama për koronavirusin: Nuk duam të mbyllemi, por zbatoni masat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zhvilloi një takim me Task Forcën anti-Covid, rreth një javë përpara hyrjes në fuqi të masës për vendosjen e maskave në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Pasi përsëriti edhe njëherë qëndrimin e qeverisë, se opsion nuk është një rimbyllje si pasojë e pandemisë, ai i bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e thjeshta, për të mos shkelur sakrificat e muajve të tërë.

“Nuk duam të mbyllemi, nuk duam t’iu themi njerëzve që shkojnë në punë, rrini në shtëpi. Nuk duam t’iu themi atyre që lëvizin të mos e bëjnë këtë gjë. Nuk duam të mbyllim shkollat. Nuk duam t’iu themi studentëve, rrini në shtëpi. Nuk duam të mbyllim kopshtet. Nuk duhet të mbytemi nga presioni i infeksionit. Mbytja mund të vijë në pak javë nëse nuk zbatojmë masat. Duan të jetojnë syhapur dhe të dëgjojnë muzikë dhe jo zërin e arsyes. Dhe ku ia mbyll muzikën dëgjojnë ca që bëjnë konspiracion që Bill Gates do t’iu fusë çipa në trup. Nuk po i kërkohet njeriut të plagoset për atdheun, por të mos dalë nga shtëpia pa vënë maskën, të ruajë distancën dhe të mos e provokojë këtë armik të përbashkët”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button