Kurc: Deri verën e ardhshme mund të kthehemi në normalitet
Kancelari austriak Sebastian Kurc ka shprehur besimin se vaksina e koronavirusit do të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
“Deri në verën e ardhshme, nga perspektiva e sotme, besoj sedo të mund të kthehemi në normalitet”, tha Kurc për shërbimin shtetëror mediatik në Austri “ORF”.
Kancelari austriak nuk përjashton mundësinë që vendi i tij të rikthej masat e mëparshme shtrënguese me qëllim mbrojtjen nga përhapja e Covid-19, edhe pse theksoi se personalisht nuk mbështet rikthimin e masave kufizuese.
Kurc bëri të ditur se ka shumë vende në botë me numër të lartë të personave të infektuar, ku shkollat dhe restorantet janë mbyllur përsëri dhe ora policore është rivendosur.
“Ne duam ta parandalojmë këtë në Austri, normal nëse është e mundur,” tha Kurc për “ORF”.