SHBA, rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë

SHBA-ja ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 110 679 raste të reja me COVID-19 dhe 3 389 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins University, njoftoi CNN.

Këto raste të reja e çojnë bilancin total të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë në 26 431 799 dhe atë të viktimave në 446 744.

Deri më tani, të paktën 52 657 675 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 32 780 860 janë administruar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 225 099 të vdekur dhe 9 229 322 raste, India me 154 486 të vdekur dhe 10 766 245 raste, Meksika me 159 100 të vdekur dhe 1 869 708 raste dhe Britania e Madhe me 106 564 të vdekur me 3 835 783 raste.

Vetëm në një ditë, 9 192 viktima dhe 438 962 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendet që kanë regjistruar më shumë viktima nga COVID-19 në bilancet e fundit janë SHBA me 1 758 të vdekur, Gjermani me 861 të vdekur dhe Spanja me 762 të vdekur.

LEXO EDHE:

Back to top button