(Video) Skiatori shpëton nga ariu

Pamjet që tregojnë një ari duke ndjekur një skiator poshtë një mali në një vendpushim skish në Rumani janë bërë virale.
Një video nga teleferiku tregon se sa me fat ishte skiatori. Mediat rumune shkruajnë se ngjarja ndodhi më 23 janar 2021, në pistën e skive në vendpushimin Predeal.
Nuk dihet nëse skiatori fillimisht e dinte që një kafshë e madhe po vraponte pas tij.

Njerëzit nga teleferiku bërtisnin dhe përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen e ariut. I riu e rriti shpejtësinë e tij në panik, dhe më pas u ul për të hequr çantën nga shpina. Kjo arriti të ngatërrojë ariun, i cili qëndroi pranë çantës së shpinës dhe filloi ta shqyejë.

LEXO EDHE:

Back to top button