fbpx

SHBA, rritet në 14 numri i të vdekurve nga uragani Laura


Numri i të vdekurve si pasojë e uraganit Laura që goditi Luizianën në SHBA është rritur në 14.

I regjistruar si një nga uraganet më të fortë në Gjirin e Meksikës në jug të SHBA-së, Laura, i cili kaloi në intensitetin e kategorisë 4, ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Teksa vazhdojnë të shfaqen përmasat e shkatërrimit të shkaktuar nga stuhia, numri i të vdekurve u rrit në 14. Pesë persona kanë humbur jetën si rezultat i rënies së pemëve mbi shtëpitë e tyre, kurse një person është mbytur në anije. Ndërkaq, tetë persona kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni për shkak të përdorimit të pasigurt të gjeneratorëve.

Uragani Laura shkaktoi dëme serioze në vendet ku kaloi. 600.000 njerëz mbetën pa energji elektrike në Luiziana, Teksas dhe Arkansas.

Departamenti i Shëndetit në Luiziana raportoi gjithashtu se më shumë se 220.000 kanë mbetur pa ujë dhe se riparimet mund të zgjasin me javë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së paralajmëroi se Laura, e cila po përparon drejt verilindjes së SHBA-së, mund të shkaktojë reshje të fuqishme dhe përmbytje në Arkansas, Mississippi, Alabama, Tennessee, Kentucky dhe Illinois, pavarësisht se ka humbur fuqinë dhe është kthyer në një stuhi tropikale.

Presidenti amerikan Donald Trump në fundjavë do të vizitojë Luizianën dhe Teksasin të prekur nga stuhia.

LEXO EDHE:

Back to top button