SHBA: Rusia dhe Kina veprojnë në mënyrë aktive në Ballkan

Rusia dhe Kina janë aktive si forca të jashtme në Ballkan dhe vizita e sekretarit të shtetit Majkëll Pompeo është mënyrë për t’iu “përgjigjur kësaj sfide”, thonë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

Ballkani është “strategjikisht një rajon shumë dinamik” me forca të jashtme. “Kina po blen portin e Pireut, Rusia tregon sjellje të keqe në Maqedoninë e Veriut, Rusia përpiqet të manipulojë me Kishën Ortodokse-mos harroni se rreth dy vjet e gjysmë më parë Greqia dëboi katër rusë për pjesëmarrje në veprimtari të papërshtatshme të lidhura me kishën”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Informimi ishte me rastin e vizitës dy-ditore të Pompeo në Greqi.

Sipas një zëdhënësi tjetër të Departamentit të Shtetit, qëllimi i vizitës ishte të “bashkohen të gjitha aspektet e fuqisë amerikane dhe diplomacisë amerikane për tu përgjigjur kësaj sfide” nga Rusia dhe Kina në rajon.

Nga 27 shtator Pompeo është duke vizituar Evropën, turneu i tij në Evropë përfundon më 2 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button