SHBA thyen rekordin e çdo shteti, afër 100 mijë të infektuar për 24 orë

SHBA-ja ka raportuar 99, 321 të reja me COVID-19 gjatë 24 orët e fundit – numri më i lartë i rasteve ditore të regjistruara në vend.

Ekspertët kanë thënë se kjo çështje është shqetësuese dhe se trendi i rritjes do të rëndojë kapacitet e spitaleve, njofton Klan Kosova.

Ky rekord ditor i SHBA-së kaloi edhe rekordet e mëhershme të Indisë, që raportoi 97,894 raste në një ditë, më 17 shtator.

Numri total i rasteve në SHBA ka arritur në 9,079,125 sipas Universitetit “John Hopkins”.

Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit u raportuan më shumë se 1000 vdekje.

LEXO EDHE:

Back to top button