Shefi i NATO-s: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë

Shefi i NATO-s: Ukraina të lejohet të sulmojë me armët perëndimore brenda territorit të Rusisë

Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve që të heqin kufizimet për përdorimin e armëve nga Ukraina për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë një deklaratë të pazakontë rreth pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, e cila mund të ndryshojë rrjedhjen e luftës.

“Unë mendoj se ka ardhur koha që aleatët të mendojnë nëse duhet të heqin disa nga kufizimet që u janë vënë në përdorimin e armëve që i kanë dhuruar Ukrainës, veçanërisht tani kur luftimet po zhvillohen shumë në Kharkiv. T’ia mohosh ukrainasve mundësinë e përdorimit të këtyre armëve kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button