Shefi i OKB-së: Konflikti i Sudanit mund të përfshijë gjithë rajonin

Shefi i OKB-së: Konflikti i Sudanit mund të përfshijë gjithë rajonin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi të hënën se dhuna midis palëve ndërluftuese në Sudan “mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë”.

Antonio Guterres tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi multilateralizmin se situata në Sudan “vazhdon të përkeqësohet”.

Të paktën 427 njerëz janë vrarë dhe pothuajse 4.000 janë plagosur në dhjetë ditë luftime midis forcave besnike të dy gjeneralëve rivalë, shkruan REL.

“Dhuna duhet të ndalet. Ajo rrezikon një konflikt katastrofik brenda Sudanit që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë,” tha ai.

Guterres shtoi se ai është “në kontakt të vazhdueshëm me palët në konflikt dhe u ka bërë thirrje atyre që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve”.

LEXO EDHE:

Back to top button