Shefi i shtabit të Ushtrisë së Izraelit: “Ne nuk po i japim fund luftës”

Shefi i shtabit të Ushtrisë së Izraelit: “Ne nuk po i japim fund luftës”

Shefi i shtabit të Ushtrisë së Izraelit ka thënë se lufta e Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë, edhe pse të dyja palët po presin hyrjen në fuqi të marrëveshjes që synon një armëpushim katër-ditor të luftimeve.

Gjenerallejtënant Herzi Halevi i bëri komentet gjatë vizitës së komandantëve të brigadës në Rripin e Gazës.

“Ne nuk po i japim fund luftës. Ne do të vazhdojmë derisa të fitojmë”, ka thënë Halevi.

Izraeli ka paralajmëruar se po planifikon të vazhdojë ofensivën e tij pasi të përfundojë armëpushimi në një përpjekje për të arritur qëllimet e tij për të liruar 240 pengjet e kapur nga militantët palestinezë më 7 tetor dhe për ta shkatërruar Hamasin.

Marrëveshja për armëpushim katër-ditor në Gazë dhe lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe palestinezëve të burgosur nga Izraeli nuk do të hyjë në fuqi deri të premten, një ditë më vonë se sa ishte paralajmëruar fillimisht.

LEXO EDHE:

Back to top button