Shefja e bankës europiane për kriptovalutat: Nuk vlejnë asgjë, njerëzit do t’i humbasin të gjitha, do të zhgënjehen

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin holandez “Collage Tour” ka shprehur mendimin e saj sa i përket kriptovalutave.

“Vlerësimi im shumë i përulur është se nuk vlejnë asgjë”, u shpreh Lagarde.

Madje, ajo shtoi duke thënë se ato nuk bazohen në asgjë dhe nuk kanë asnjë aset themelor që të veprojnë si një spirancë sigurie”.

Lagarde u bëri thirrje politikëbërësve globalë që të vendosin rregulla për të mbrojtur investitorët e papërvojë që bëjnë baste të mëdha në asetet dixhitale.

Vlera e të gjithë kriptovalutave ka rënë gjatë këtij viti, duke filluar nga “bitcoin” i cili është më i madhi në botë –i cili humbi më shumë se gjysmën e vlerës së tij që nga niveli më i lartë i arritur në nëtor të vitit të kaluar.

“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të jetë një shpërblim, që nuk i kuptojnë rreziqet, që do t’i humbasin të gjitha dhe që do të zhgënjehen tmerrësisht, prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet,” tha Lagarde, shkruan CNBC

LEXO EDHE:

Back to top button