Nuk kemi pilotë të mjaftueshëm për aeroplanë zjarrfikës

Nuk kemi pilotë të mjaftueshëm për aeroplanë zjarrfikës

Gazetar: Miki Trajkovski

Shteti edhe këtë verë do të përballet me probleme në shuarjen e zjarreve të mundshme më të mëdha, siç ishte edhe vitin e kaluar.

Nga tre avionë, vetëm një është aktualisht në funksion. Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, pranon se vendi nuk do të jetë i pajisur plotësisht me të gjithë avionët por do të ketë një helikopter plus.

“Njëri nga aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është kthyer dhe i dyti presim në çdo moment të kthehet pas servisimit të suksesshëm. Për të tretin, dyshoj se do të arrijmë në kohë”, tha Stojançe Angelov- drejtor i QMK.

Por, një problem tjetër është se edhe nëse vendi ka në dispozicion të gjithë avionët, nuk do të ketë kush t’i menaxhojë ata. Për ata duhen nëntë pilotë të certifikuar, ndërsa aktualisht janë vetëm tre.

Fatkeqësisht, nëse kemi zjarre në shkallë të gjerë, ekziston mundësia për të kërkuar ndihmë nga jashtë”, u shpreh Stojançe Angelov- drejtor i QMK

Problem janë pajisjet e vjetruara të zjarrfikësve në vend, pavarësisht përvojave të këqija të vitit të kaluar.

“Nuk kanë pajisje të mjaftueshme, ky është fakt… Për pajisjet dhe automjetet, është diçka për të cilën do të duhet të punojmë edhe si shtet edhe si vetëqeverisje lokale, Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave dhe Pyjeve Kombëtare, zjarret në vend verën e kaluar shkaktuan dëme prej rreth 40 milionë euro. Mes qershorit dhe shtatorit, pati 142 zjarre pyjore që dogjën 11,000 hektarë pyje.

LEXO EDHE:

Back to top button