Shefki Selami Poti në “Ftesë në studio”: Nuk kemi kohë për përçarje, as fetare, as politike
Shefki Selami Poti në "Ftesë në studio": Nuk kemi kohë për përçarje, as fetare, as politike

Në “Ftesë në studio” me Xhemazije Rizvanin , kryetari i shoqatës” Pellazgët” , profesori Shefki Selami Poti, foli për personat pjesëmarrës në ngjarjen ” Dita e Plisit ” që u mbajt në Tetovë.
Ai në hapje kishte cituar Konicën kur thotë ” shqiptarët nuk ndahen në tê krishterë dhe muhamedanë, por ndahen në patriotë dhe tradhëtarë.”
Profesor Shefkiu tha se qëllimi i këtij organizimi ishte bashkimi dhe se ne shqiptarët nuk kemi kohë për përçarje as fetare, as politike.
Ai komentoi dhe debatin e panevojshëm fetar për të cilin tha se të dy palët më duken si një tufë me qengja që shkojnë drejt thertores.
Kështu , profesor Shefkiu tha se qëllimi i kësaj dite që ka në fokus Plisin , ka qëllim unitetin kombëtar.