Shëndrit Deari, fitues i turneut “Dielli TEB Open 2023” në Prishtinë

Shëndrit Dear është fitues i turneut “DIELLI TEB OPEN 2023”, pasi që në finalen e madhe në Prishtinë mundi Stefan Micovin me rezultat bindëse, 2-0 në sete ose 6-0 dhe 6-3.

Tenisti nga Gostivari dëshmoi se është në formë të mirë, pasi që në setin e parë nuk lejoi në asnjë moment të vjen në dyshim arkëtimi i setit të parë. Në vazhdim, Micovi arriti vetëm të merr 3 geme, pasi që Deari kishte kontrollin e plotë të ndeshjes në Prishtinë dhe me 6-3 mbylli setin e dytë, duke hapur sigurt rrugën e fitores. Pas finales, tenisti nga Gostivari theksoi se është i kënaqur me formën aktuale dhe se është i lumtur që triumfoi në Prishtinë.

“Jam shumë i lumtur me këtë fitore të turneut në Prishtinë dhe jam i kënaqur me lojën që e tregova pikërisht këtu në Prishtinë dhe kjo më bën të ndjehem mirë. Uroj çdo të mirë për Federatën e Tenisit të Kosovës që në të ardhmen të dalin edhe prej këtu tenistë të mirë, pasi që kanë mjaft tenist të talentuar, tha mes tjerash Shëndrit Deari.

LEXO EDHE:

Back to top button