" "
Shëndrit Deari, vazhdon që të garojë në turnetë fjuçers në territorin e Serbisë. Së fundit tenisti shqiptarë nga Gostivari është “aktiv” në turneun në Nish, ku regjistroi nismë të mirë.
Në raundin e parë, Shëndrit Deari arriti që të shënojë fitore ndaj italianit Françesko Kano me rezultat 2-0 në sete ose 6-2 dhe 6-3 në geme.
Tenistin shqiptarë e pret një përballje e vështirë në raundin e dytë , ku duhet të takohet me sllovakun Radovan Miçalik. Ndërkohë në planet e garimit të Shëndrit Dearit është edhe turneu në Bullgari, ku pritet të marë pjesë gjatë javës së ardhshme.








