Shërbimi satelitor Starlink i pranishëm në 100 vende në botë: Video tregon “hartën e zgjerimit”

Shërbimi satelitor Starlink i pranishëm në 100 vende në botë: Video tregon "hartën e zgjerimit"

Mjeti satelitor “Starlink” në pronësi të sipërmarrësit dhe miliarderit amerikan Elon Musk tashmë është i pranishëm në 100 vende të botës, pasi së fundmi i është bashkuar edhe Sierra Leone si vendi i qindtë, është bërë e ditur në rrjetin social “X” (Twitter).

Ky është vendi, territori apo tregu tjetër i qindtë në botë ku është i pranishëm interneti me shpejtësi të lartë i “Starlink””, thuhet në njoftim, përcjell “Tanyug”.

Starlink gjithashtu publikoi një video të shkurtër në platformën X që tregon zgjerimin në mbarë botën dhe Musk e ndau postimin me ndjekësit e tij.

Javën e kaluar shërbimet Starlink u miratuan nga Sri Lanka, dhe në maj Musk lançoi sistemin në Indonezi dhe Fixhi.

Sipërmarrësi amerikan pretendon se për “Starlink” nuk nevojitet asnjë kontratë afatgjatë, por se mund të porositet “lehtësisht dhe online në dy minuta”, raporton “Economic Times”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button